foto ilustruese

Humbisni kilogramët e tepërta brenda 7 ditësh

22 Shkurt 2019, 01:50| Përditesimi: 22 Shkurt 2019, 02:25

  • Share

Dita e parë

Konsumoni vetëm fruta, kryesisht mollë dhe pjeshkë. Shmangni çdo ushqim tjetër edhe nëse për momentin do të ndiheni të uritur.

Dita e dytë

Hani perime natyrale ose të gatuara por mos përdorni vaj. Gjateë ditës duhet të pini 8-12 gota ujë. 

Dita e tretë

Perime dhe fruta. Mund të konsumoni çdo frut dhe perim që dëshironi, përveç bananeve dhe patateve. 

Dita e katërt

Duhet të pini 3-4 gota qumësht gjatë ditës dhe të hani të paktën 6 banane 

Dita e pestë

Gjatë ditës së pestë duhet të konsumoni 350 gramë oriz në drekë dhe 6 domate gjatë gjithë ditës. Duhet të pini me shumë se 15 gota ujë sepse trupi prodhon acid urik me tepricë si pasojë e domateve.                  

Dita e gjashtë

Duhet të hani sërish 350 gramë oriz në drekë dhe perime të shumëllojshme gjatë ditës. Përsa i përket ujit, 12 gota janë te mjaftueshme. 

Dita e shtatë

Mund të konsumoni lëngun e frutave që keni më shumë qejf, hani perime sa te doni dhe mos harroni të konsumoni 350 gramë oriz.

Pas dietës shtatë ditore ju do të vëreni që do të keni humbur kilogramët e tepërta dhe do të fitoni linjat që i keni ëndërruar gjithmonë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?