Foto ilustruese

Gjendet turisti francez që humbi rrugën në Llogara, ishte nisur drejt malit të Karaburunit për të zbritur në gjiret e gadishullit

27 Maj 2022, 07:10| Përditesimi: 27 Maj 2022, 08:19

  • Share

Një turist humbi mbrëmjen e kaluar në zonën e Llogarasë pasi u nis nga Llogaraja drejt malit të Karaburunit dhe do të zbriste në gjiret e gadishullit. Miku i tij njoftoi policinë duke i dhënë koordinatat ndërsa gjatë natës arriti të shpëtonte vetë dhe aktualisht ndodhet i akomoduar në hotel.

Policia e Orikumit ADZM bënë kontrolle gjatë natës në koordinatat që kishte marrë se ndodhej qytetari francez, por nuk u gjet asnjë shenjë. Duke qenë se nuk kishte mundësi informacioni pasi nuk kishte valë në atë zonë, ishte vetë turisti që doli në zonën e Llogarasë gjatë natës.

Nuk është hera e parë që turistë kryesisht të huaj humbin rrugën dukë ngjitur malet e jugut të vendit apo duke ecur nëpër shtigjet pyjore.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?