Humbin jetën 8 të rinj në Bosnje, asfiksohen gjatë festës së ndërrimit të viteve (VIDEO)

1 Janar 2021, 17:56| Përditesimi: 1 Janar 2021, 18:52

  • Share

BOSNJE- Tetë të rinj kanë humbur jetën nga asfiksia me gaz në fshatin Tribistovo, Komuna Posushje, në jug të Bosnje e Hercegovinës, duke festuar ardhjen e Vitit të Ri.

Komisioneri rajonal i policisë Milan Galic tha se viktimat ishin 4 djem dhe 4 vajza nga mosha 18-20 vjeç.

“Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për asfiksi”, tha Galliç, për të shtuar se informacionet e tjera do të jenë në dispozicion pas kryerjes së hetimeve.

Komuna e Posusjes, ku ndodhet fshati, vajtoi humbjen e tetë të rinjve duke mbyllur të gjitha kafenet dhe restorantet për të nderuar viktimat.

 Zyrtarët e Bosnjës, përfshirë anëtarët e Presidencës, Zhelko Komshiç dhe Shefik Xhaferoviç, u shprehën ngushëllime familjarëve.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?