Humbin jetën 7 qytetarë nga COVID, shënohen 206 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

20 Shkurt 2022, 17:11| Përditesimi: 20 Shkurt 2022, 17:14

  • Share

7 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID në 24 orët e fundit, ndërsa janë shënuar 206 raste të reja, nga 1,610 testime të kryera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Shkodra 55 vjeç, një qytetar nga Elbasani 63 vjeç, një qytetar nga nga Rrogozhina 70 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 79-86 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 79 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 604 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 262,402 që nga fillimi i epidemisë. Në gjithë vendin janë 4,523 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Rastet e reja në qytete

87 në Tiranë, 10 në Durrës, Sarandë, 9 në Fier, Berat, Elbasan, Gramsh, 8 në Vlorë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Kukës,  Patos, 3 në Shkodër, Mirditë, Belsh,  2 në Pukë, Tropojë, Lezhë, Vorë, Përmet, Kolonjë, Kuçovë, Cërrik, 1 në Kurbin, Shijak, Krujë, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Libohovë, Devoll, Poliçan, Peqin.

Statistika (20 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore          206

Të shëruar në 24 orë       604

Të shtruar në spitale       79

Humbje jete në 24 orë    7

Testime ditore                 1,610

Testime totale                1,728,492

Raste pozitive                 270,370

Raste të shëruara           262,402

Raste Aktive                    4,523

Humbje jete                     3,445

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1,330

Fier                   756

Vlorë                428

Elbasan           473

Berat                352

Lezhë               324

Durrës              199

Gjirokastër      169

Shkodër           158

Kukës               163

Korçë               150

Dibër                 21

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?