Foto ilustruese

Humbin jetën 7 qytetarë nga COVID në 24 orët e fundit, 168 rezultojnë pozitiv me koronavirus

27 Dhjetor 2021, 17:19| Përditesimi: 27 Dhjetor 2021, 17:22

  • Share

7 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në vend në 24 orët e fundit. Kanë ndërruar jetë një qytetare nga Tirana 55 vjeçe, një qytetare nga Fieri 58 vjeçe, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 62-85 vjeç, një qytetar nga Lushnja 65 vjeç, një qytetare nga Berati 66 vjeçe, një qytetar nga Vlora 66 vjeç.

Ndërkohë nga 2241 testime të kryera, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 168 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Në gjithë vendin janë 5159 pacientë aktivë me COVID19.

Sipas MSH-së, janë shëruar 131 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,517 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive në këto bashki

83 në Tiranë, 10 në Durrës, nga 8 qytetarë në Fier, Lushnje, Vlorë, Sarandë, 6 në Gramsh, 5 në Përmet, nga 3 qytetarë në Lezhë, Vorë, Mallakastër, Himarë, nga 2 qytetarë në Berat, Gjirokastër, Dibër, Kavajë, Kukës, nga 1 qytetar në Has, Tropojë, Mirditë, Kurbin, Divjakë, Delvinë, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Statistika (27 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          168

Të shëruar në 24 orë       131

Të shtruar në spitale       121

Humbje jete në 24 orë    7

Testime ditore                 2241

Testime totale              1,463,131

Raste pozitive                207,877

Raste të shëruara          199,517

Raste Aktive                      5,159

Humbje jete                      3,201

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2419

Fier                 582

Durrës             394

Shkodër          345

Elbasan           323

Vlorë                276

Berat               237

Gjirokastër     187

Lezhë              139

Korçë               94

Kukës               85

Dibër                78

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?