Humbin jetën 4 qytetarë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend, 376 rezultojnë pozitiv me COVID

14 Dhjetor 2021, 18:42| Përditesimi: 14 Dhjetor 2021, 19:03

  • Share

4 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID, në 24 orët e fundit në vend; një qytetare nga Vlora 69 vjeçe, një qytetare nga Përmeti 71 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 72-73 vjeç. Nga 3279 testime të kryera, kanë rezultuar pozitiv 376 qytetarë me COVID.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 141 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë janë shëruar 193 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,629 që nga fillimi i epidemisë. Në vend janë 5528 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

376 qytetarë, në këto bashki:

151 në Tiranë, 26 në Fier, 22 në Durrës, nga 12 qytetarë në Vlorë, Përmet, 11 në Berat, 10 në Elbasan, nga 9 qytetarë në Kuçovë, Kavajë, Sarandë, nga 8 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, Shkodër, nga 6 qytetarë në Devoll, Korçë, Kamëz, nga 4 qytetarë në Kukës, Patos, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Skrapar, Memaliaj, Këlcyrë, Rrogozhinë, Krujë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Pukë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Vorë, Dibër, Mat, Roskovec, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, Gramsh, nga 1 qytetar në Librazhd, Belsh, Dimal, Maliq, Divjakë, Tropojë.

Statistika (14 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          376

Të shëruar në 24 orë       193

Të shtruar në spitale       141

Humbje jete në 24 orë     4

Testime ditore                 3279

Testime totale              1,425,987

Raste pozitive                204,301

Raste të shëruara          195,629

Raste Aktive                      5528

Humbje jete                      3,144

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2596

Fier                 642

Gjirokastër     535

Shkodër          382

Durrës             333

Elbasan           257

Berat               244

Vlorë                202

Lezhë               122

Korçë               114

Kukës               53

Dibër                48

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?