Foto ilustruese

Humbin jetën 2 persona, Austria pezullon AstraZeneca! Reagon EMA: Nuk ka prova që lidhen me vaksinën

11 Mars 2021, 08:47| Përditesimi: 11 Mars 2021, 08:50

  • Share

Pas pezullimit të vaksinës AstraZeneca në Austri, Agjencia Evropiane e Barnave ka reaguar duke thënë që sipas hetimit paraprak nuk ka prova që tregojnë se sëmundjet që i morën jetën 2 personave kanë lidhje marrjen e dozës së vaksinës anti-COVID.

“Sipas informacioneve të disponueshme deri më tani tregon se numri i vdekshmërisë së tromboembolikëve nuk është më i lartë se ai para fillimit të vaksinimit. Që nga 9 Mars 2021, 22 raste tromboembolike ishin raportuar në mesin e 3 milion njerëzve të vaksinuar me AstraZeneca në BE”, tha EMA.

Agjencia Austriake e Shëndetësisë ditën të diel pezulloi përkohësisht vaksinën AstraZeneca, pasi humbi jetën një grua 49-vjçare ndërsa një 35 vjeçare zhvilloi emboli pulmonare.

Përveç Austrisë, Estonia, Lituania, Luksemburgu dhe Letonia kanë pezulluar përdorimin e vaksinës anti-COVID AstraZeneca.

Aktualisht Agjencia Evropiane e Barnave ka miratuar për përdorim në BE 3 vaksina të ndryshme, Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca, gjatë ditës së sotme pritet që të jepet aprovimi ose jo i vaksinës amerikane “Johnson & Johnson”.

Në shumicën e vendeve evropiane vaksinimi ka nisur megjithëse ende nuk është arritur “imunizimi i tufës” i cili është edhe qëllimi final i çdo vendi.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?