Milo Gjukanoviç

Humbi zgjedhjet presidenciale dhe u largua nga skena politike, Gjukanoviç: Mali i Zi po shkon drejt nacionalizmit serbomadh

7 Prill 2023, 10:12| Përditesimi: 7 Prill 2023, 10:25

  • Share

Presidenti në largim i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç i cili dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike të Socialistëve pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale, ka deklaruar ditën e sotme se shteti i vogël ballanik po nxiton drejt një nacionalizmi serbomadh.

Ai tha se e udhëhoqi Malin e Zi gjatë një periudhe tepër delikate ndërsa tha se aktualisht me zgjedhjen e presidentit të ri, shteti po nxiton drejt nacionalizmit serb, gjë që ishte parandaluar nga vetë Gjukanoviç.

“Ne besojmë se e udhëhoqëm Malin e Zi në një kohë kur po shtrihej në segmente të reja të orientimit të vlerave të shoqërisë malazeze. Ne jemi krenarë për këtë. Ne besojmë se sistemi ynë i vlerave është superior dhe se shoqëria malazeze ka të drejtë të bëjë lëvizje sezonale, siç ndodh pas 30 gushtit. Mali i Zi po nxiton rrugëtimin drejt nacionalizmit serbomadh. Por ne e kuptojmë se në jetën e shoqërisë dhe njeriut, ciklet janë të mundshme, disa më të mira, disa më këqija. Ne duhet të jemi këmbëngulës në arritjen e rëndësisë shtetërore-politike”, tha Gjukanoviç.

Gjukanoviç e cilësoi si joserioze oferët e partisë së Jakov Milatoviç i cili u zgjodh president i vendit, por shtoi se respektonte vendimin e qytetarëve.

 “Ne ndërmorëm një hap të ri duke vendosur të tërhiqem nga posti i presidentit pas njëzet e pesë vjetësh të menaxhimit të partisë, për të cilën jam krenar. Nuk është suksesi im, por suksesi i asaj politike që e personifikova”, tha presidenti malazez.

Fundjavën e kaluar, Gjukanoviç pësoi humbjen e parë në politikë gjatë karrierës së tij të gjatë, duke u konsideruar edhe si politikani me qeverisjen më jetëgjatë në vend. Presidenti i ri ka premtuar se Mali i Zi do jetë pjesë e Bashkimit Europian brenda 5 viteve të ardhshme, ndërsa nuk ka ngurruar të shprehë pikëpamjet e tij proserbe. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?