Eva Tavo dhe Vangjel Tavo

Humbi vajzën në aksident, Vangjel Tavo ka një mesazh prekës: Asgjë nuk e zhbën humbjen e madhe! Na u bëtë krah

12 Dhjetor 2023, 10:09| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 10:11

  • Share

Ish-deputeti Vangjel Tavo pak ditë më parë humbi vajzën e tij të madhe në një aksident tragjik. Përmes një postimi në facebook Tavo falenderoi miqtë dhe të gjithë ata që iu gjendën pranë.

Të nderuar të afërm, miq, e dashamirës,
Asgjë nuk e zhbën humbjen e madhe të familjes sonë por mbështetja juaj tejet njerëzore dhe e pakufi ka qenë ngushëllim i rëndësishëm e domethënës për të gjithë ne.
Shprehim mirënjohjen e thellë për gjithësecilin prej jush për respektin që treguat, duke e vlerësuar tej mase që erdhët nga të gjitha qytetet e vendit, si edhe nga shumë shtete jashtë kufijve, për të na u gjendur pranë e duke na u bërë krah.
I shprehim mirënjohjen edhe të gjitha autoriteteve dhe instancave zyrtare, të cilat u angazhuan maksimalisht për të na asistuar në çdo nevojë.
Nuk urojmë kurrë që t’jua shpërblejmë mirënjohjen në të tilla rrethana, por vetëm në të mira e gëzime për ju dhe familjen tuaj!
Me përulje, mirënjohje dhe respekt të thellë për të gjithë ju.

Vangjel Tavo dhe Familja

Eva Tavo, vetëm 24 vjeç, humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Maqedoninë  e Veriut më 28 nentor. E reja ishte pasagjerë në një automjet tip ‘Audi’ që po udhëtonte nga Tetova drejt Shkupit. Eva Tavo ishte vajza e madhe e ish-deputetit, mamaja e së cilës vite më parë kishte ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?