VIP & Spektakël

Humbi të afërmit në tërmetin para 2 viteve, artistja ndan dhimbjen e thellë në postimin e saj

27 Nëntor 2021, 04:20| Përditesimi: 27 Nëntor 2021, 04:24

  • Share

Tërmeti tragjik dy vite më parë më 26 nëntor 2019 i cili u mori jetën 51 viktimave 7 prej tyre të afërm të këngëtares dhe moderatores së njohur Evi Reci ka emocionuar artisten. Në një postim në rrjetin social Instagram Reci ka përkujtuar ngjarjen e hidhur përmes një fotoje nga fëmijëria të shoqëruar me një shkrim prekës.

‘Koha ikën, ikin dhe njerëzit në mënyrë të padrejtë. Në këtë ditë mendimet dhe lutjet e mia do të jenë përgjithmonë për Kristin, Axha, Edin, Klausin, Lolën, Dienën, Esielën dhe Rozën. Më keni munguar pafund. Jeta është e çmuar.’, shkruan Evi Reci.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?