Portieri gjerman Manuel Neuer

Humbi portofolin, taksisti bën 400 kilometra rrugë për t’ia kthyer: Neuer më zhgënjeu!

21 Korrik 2022, 12:16| Përditesimi: 21 Korrik 2022, 12:17

  • Share

Portieri i Bayern Mynchen dhe kombëtares së Gjermanisë, Manuel Neuer, është bërë protagonist i një historie të treguar nga një taksist ku ‘gardiani’ ka marrë cilësitë e një kopraci.

Shkak është bërë humbja e portofolit të Neuer teksa udhëtonte me taksi. Shoferi i kësaj taksie e ka vënë re dhe ka kërkuar t’ia kthejë portierit. Ai saktësoi se në të kishte dy karta krediti dhe 800 euro të thata.

Në historinë e treguar për gazetën ‘Bild’ taksixhiu tha: “Kam bërë 100 km për ta gjetur shtëpinë e tij e për t’ia kthyer mbrapsht. Nuk më dha asnjë shpërblim, ndonëse karburanti më kushtoi 400 euro! Dy javë më vonë më erdhi në shtëpi një pako nga Nojeri, ku kishte vetëm një fanellë. Kjo ishte me të vërtetë zhgënjyese.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Petrit: 21/07/2022 14:40

    Te besh nder dhe te kerkosh shperblim sikur nuk shkon, kete ne e quajme biznes.(dredharak ne perfitim)

    Përgjigju
  • Turi: 21/07/2022 13:45

    Gjerman muti cfare prisni ju dhe pataten e ndajne ne mes nuk e zjejne te gjithe e ken per diten tjeter me pak fjale jetojne kot vetem per te respektuar orarin ????????????

    Përgjigju
  • edmond( koder rreshen): 21/07/2022 12:59

    Edhe me Tanks po te kishte shku taksixhiu,nuk do ti kishte hargju 200 litra naft per 100 km !!! Mos e ke ba pak si lamsh artikullin,duke dasht em shkrujt te kunderten ? ka ba 400 km,dhe kam harxhu 100 euro ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?