Humbi për herë të parë një finale evropiane, Mourinho vërsulet ndaj arbitrave në parkingun e stadiumit: Ishit për turp

1 Qershor 2023, 10:08| Përditesimi: 1 Qershor 2023, 10:18

  • Share

Jose Mourinho nuk e ka pritur aspak mirë humbjen e finales së parë evropiane në karrierën e tij, atë përballë Sevillas në ‘Europa League’.

Pas përfundimit të ndeshjes, ai ka pritur arbitrat në parkingun e stadiumit ku i ka fyer për arbitrimin gjatë ndeshjes.

Fillimisht ai u vërsul ndaj Anthony Taylor, arbitrit kyresor me fjalët: Je një turp!

Më pas pati edhe kritika ndaj arbitrave të tjerë.

“U treguat vërtet të paaftë, ajo nuk ishte penallti. F**k UEFA!”

Presidenti i komisionit të arbitrave të UEFA-s, Roberto Rosseti u përpoq të qetësonte portugezin por pa sukses. Mourinho u afrua pranë autobusit të arbitrave më pas u largua drejt autobusit të Romës.


Lajmi kryesor:

Mourinho pas humbjes në finale: Gjyqtari dukej spanjoll, në shtëpi shkojmë të vdekur për shkak të padrejtësive


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?