Zoran Zaev

Kosova & Rajoni

Humbi në zgjedhjet lokale, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev jep dorëheqjen: Marr përgjegjësinë për këtë humbje politike

31 Tetor 2021, 22:33| Përditesimi: 31 Tetor 2021, 23:03

  • Share

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen pas rezultatit zhgënjyes në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Dorëheqja e tij është nga detyra e kryeministrit si dhe nga posti i kryetarit të LSDM-së. Zaev tha në një deklaratë për mediat se merr përgjegjësinë për humbje politike.

“I përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje. Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së. Do të qëndroj ende këtu për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në riorganizimin e qeverisë së re me një shumicë progresive, e cila ekziston dhe mund të rritet. Unë si person jam pjesë e LSDM-së dhe mbetem në vijën e parë si anëtar i LSDM-së dhe pjesë e popullit tonë”, ka shtuar Zaev.

Maqedoninë e Veriut u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Gara u zhvillua në 44 komuna dhe më e ashpër pritet në Shkup, në Tetovë, në Gostivar, në Kumanovë, në Strugë.

Vendim ka ardhur pasi rezultati paraprak i raundit të dytë i jep fitore VMRO-DPMNE. Ende nuk dihet nëse kjo dorëheqje do të pasohet me deklarim të zgjedhjeve të parakohshme. Apo nëse do të ketë negociata për të formuar një qeveri të re po në drejtimin e LSDM-së.

Pas daljes së rezultatave ka reaguar edhe kryetari i opozitës, Hristjan Mickoski, dhe ka falënderuar të gjitha ata që kanë dalë të votuan dhe bënë të mundur fitoren e opozitës në këto zgjedhje. Ai tha se pa mbështetjen e opozitës shqiptare, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptaret, por edhe e Majta, kjo fitore nuk do të ishte e mundur.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • fisheku: 01/11/2021 07:21

    Rrespekt per z. Zaev! bah cfare kulture politike dhe kjo ne mes te ballkanit dhe direkt ngjitur me Shqiperine. Politikanet shqiptare nuk e njohin kete, jemi mesuar me ideologjine e diktatures dhe nuk e leshojne per kollaj karrigen dhe mbeshtetesit e tyre jane vete votuesit. Shembuj kemi mjaft, mbi te gjithe plaku Berishe dhe siguricht te tjeret me rradhe . Nje polike e keqe nuk eshte vetem faji i politikaneve por edhe i zgjedhesve te tyre.

    Përgjigju
  • sako: 01/11/2021 07:17

    i ngeli ballkani i hapur Rames ne mes

    Përgjigju
  • Papagalli: 31/10/2021 23:29

    Kurse Lulzim Basha i ka humbur kater here zgjedhjet dhe nuk jep doreheqje Sali Berisha eshte shpallur non grata dhe po kerkon jo vetem Partine por edhe pushtetin.

    Përgjigju
  • Arbër: 31/10/2021 22:46

    Një demokrat i vertet që ia mendon të miren vendit të vet, kështu vepron. Bravo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?