Humbi në garën brenda PD-së, Veliaj ironizon Klevis Balliun: U rrëzua tuç, pogradecarët ndëshkuan me votë modelin e njeriut që bllokoi Tiranën

8 Tetor 2020, 16:35| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 18:17

  • Share

Kryebashkiaku Erion Veliaj ironizoi sot Klevis Balliun, pas humbjes së thellë që ky i fundit pësoi në garën e brendshme në PD-së, ku baza e demokratëve në qarkun e Korçës votuan masivisht kundër. Duke folur në asamblenë e PS për Njësinë Nr.5, Veliaj theksoi se pogradecarët refuzuan modelin e njeriut që pengoi Tiranën, duke ndëshkuar me votë këdo që bllokon apo pengon punët e qytetit.

Vet partia e tyre organizatorin e protestave të Astirit në Pogradec e hoqi nga votimi, e rrëzoi tuç, knockout. Se edhe ata në Pogradec thonë po si na sjellin njeriun që pengon Tiranën si model për Pogradecin?! Pse në Pogradec jemi kategori e dytë që duhet të pranojmë një që bllokon Tiranën dhe të na bllokojë dhe Pogradecin?! Ata dhe brenda Partisë së tyre janë ftilluar dhe unë dua t'i falenderoj dhe t’i uroj mirëseardhjen të gjithë atyre ish-demokratëve e ish të LSI që janë bashkuar me ne”, tha Veliaj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 09/10/2020 15:42

    Te gjithe njerzit sot ne kafene ndiheshin te liruar dhe te gezuar ne lokalet s Tiranes se s'do ja shohin me surratin ne parlament Klevis krricit te Faros kesaj plehre te kokelopes Fahri .

    Përgjigju
  • robi: 08/10/2020 21:21

    Klevis krrici i Faros iku per lesh dhije, i shkofte pas Nsfije dybekut te leshitlikes si pleher qe eshte.

    Përgjigju
  • Hersi: 08/10/2020 17:19

    Hera pare mas 29 vitesh qePD pogradecit bon dicka me mend. Bravo qe se rikandiduat kte plehren bixhozxhiun halabak

    Përgjigju
  • Mokra: 08/10/2020 16:58

    Monstra Balliu eshte ky?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?