VIP & Spektakël

Humbi ndjenjat gjatë emisionit/Flori Mumajesi mbështet Fifin: Të kryqëzuan që të ndihen superior, të mençur, madje dhe artistë! Taksirat shpirt

26 Nëntor 2021, 00:40| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 04:47

  • Share

Pas mbrëmjes së të martës dhe gjendjes së rënduar emocionale të këngëtares Filloreta Raçi e njohur ndryshe me emrin e artit si Fif një mbështetje nga një ndër miqtë e saj më të mirë, Flor Mumajesi ka ngrohur zemrat e gjithë publikut.

Debatet me banorët e shtëpisë VIP më të ndjekur 'BBV' kanë shkaktuar shumë komente herë të këndshme herë të pakëndshme nëpër media sociale dhe Mumajesi e ka ndjerë të nëvojshme të ndajë në rrjetin e tij social, Instragram pikërisht arsyen se përse Fifi ka marrë zemrat e publikut duke postuar një video me zërin e saj spektakolar dhe të papërsëritshëm.

Për të përmbushur ‘detyrën’ e tij si një mik i vërtëtë përpos videos ai shkroi edhe disa rreshta inkurajues për Fifin si dhe rikujtoi publikun se ajo çka e veçon Fifin është origjinaliteti dhe se kjo e fundit nuk ka lidhje me helmin e njerëzve që i drejtojnë gishtin.

"E mira Fifula që sot më shumë se kurrë të gjithë po flasin për ty edhe pse ti s'ke lidhje me helmin brenda tyre!, këtu u rritëm e këtu jetojmë, këtu në vendin tim e në vendin tënd, ku unë e ti gabojmë e atyre iu “dhemb". Një këngë krijuar nga ty Fifi aty në atë shtëpi, që në çdo rast do të jetë e perkohshme…", shkruan Flori. 

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?