Humbi mandatin pas 6 muajsh në arrati, Arben Ahmetajt i skandon edhe pasaporta diplomatike

31 Janar, 15:58| Përditesimi: 31 Janar, 23:01

  • Share

Me humbjen e mandatit të deputetit, edhe pasaporta diplomatike e Arben Ahmetajt është shpallur e pavlefshme.

Duke qenë se Kuvendi ka njoftuar institucionet për mbarimin e mandatit të Ahmetajt, ministria e Jashtme pasi ka marrë shkresën zyrtare ka shpallur të pavlefshme pasaportën diplomatike të Ahmetajt.

Drejtoria e Çështjeve konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i ka drejtuar një kërkesë të gjitha misioneve diplomatike dhe konsullatave shqiptare në botë duke i njoftuar se pasaporta diplomatike e Ahmetajt është e pavlefshme.

Në bazë të ligjit, një anëtar i Kuvendit të Shqipërisë humbet të drejtën e pasaportës diplomatike me vendim të Kuvendit, për ndërprerjen/humbjen e mandatit të deputetit. Në këtë mënyrë ministria e Jashtme sipas procedurës standarde përcjell njoftimin për shpalljen e pavlefshme të pasaportës në të gjitha përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë. 

Mësohet se pasaporta diplomatike e Ahmetajt kishte vlefshmëri deri në vitin 2033.

Pak ditë më parë Ahmetaj humbi dhe mandatin e deputetit, pasi prej gati 6 muajsh nuk u paraqit në Kuvend, ndërsa vendin e tij e zuri Plarent Ndreca.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/02/2024 01:40

    Pse nuk ja shpallet te pavlefshme pashaporten diplomatike qe ne momentin qe u arratis,por e late deri tani?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?