Autobusi i aksidentuar

Humbi kontrollin shoferi, aksidentohet autobusi në Greqi, ‘ngulet’ në shtyllë (FOTO)

6 Maj 2022, 10:52| Përditesimi: 6 Maj 2022, 10:54

  • Share

GREQI- Gjashtë persona, përfshirë edhe shoferin, kanë mbetur të plagosur, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u përplas me një shtyllë në Greqi. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në Athinë.

Siç duket nga pamjet e publikuara autobusi është bërë “copa”, por fatmirësisht siç raportohet deri në këto momente të plagosurit janë në një gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas mediave greke ka qenë një gomë e shfryrë e autobusit ajo që ka shkaktuar aksidentit dhe ka bërë shoferi të humbë kontrollin dhe të përplaset me shtyllën.

Duket se Shqipëria nuk është i vetmi vend në të cilin ndodhin aksidenteve me autobusë. Kujtojmë se në vendin tonë janë regjistruar 3 aksidente me autobusë në kryeqytet.

1.

2.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?