Foto ilustruese

Humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga, plagoset shoferi 30-vjeçar në Maliq, niset drejt Traumës

5 Maj 2023, 13:15| Përditesimi: 5 Maj 2023, 13:26

  • Share

Një 30-vjeçar nga Gramshi është plagosur pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Moglicë, ku 30-vjeçari me iniciale D.K., banues në fshatin Nartë, Gramsh, është dëmtuar pasi duke drejtuar automjetin e tij tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ai është dëmtuar dhe ka marrë disa plagë në trup.

30-vjeçari është nisur menjëherë drejt spitalit të Traumës Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?