Vdekja e 17 vjeçarit shqiptar, Ledjan Imeraj në Itali do të hetohet si vrasje nga pakujdesia. Ky ka qenë lajmi i përcjellë sot nga mediat italiane për të miturin shqiptar i cili ndërroi jetë në 31 dhjetor të vitit 2022 pas zjarrit që përfshiu qendrën komunitare ku ky i fundit po qëndronte.
Ende nuk dihet ndaj kujt rëndojnë akuzat për këtë çështje. Por së pari do të merret në pyetje edukatorja e qendrës komunitare e cila pësoi djegie të lehta gjatë zjarrit.
Djali shqiptar humbi jetën nga zjarri dhe shoku i tij i dhomës, një 16 vje♪5ar ganez pësoi djegie të rënda.
Në ambientet e qendrës komunitare për të miturit, i riu shqiptar po qëndronte prej muajit shtator të këtij viti. Gjatë ndërhyrjes ekipet e shpëtimit arritën të shpëtonin e të nxirrnin 11 persona, 2 prej të cilëve mbetën të lënduar, por për 17-vjeçarin shqiptar ishte shumë vonë, ndërsa trupi i pa jetë i tij u gjet në dhomën e gjumit. Autoritet italiane do të duhet të zbardhin dinamikën dhe shkaqet që çuan në këtë në këtë tragjedi.