Vendi ku ndodhi aksidenti dhe efektivi i policisë Nuri Malaj

Humbi jetën nga aksidenti në Vlorë, ky është 57-vjeçari, efektiv i policisë

26 Janar 2021, 09:12| Përditesimi: 26 Janar 2021, 18:29

  • Share

Ky është efektivi i policisë, Nuri Malaj 57 vjeç i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në aksidentin në Vlorë.

Ai ishte duke shkuar në punë për të marrë shërbimin por fatkeqësisht humbi jetën në aksidentin ku u përplasën dy automjete.

Në aksident u përfshinë një mjet tip BMW e cila ka ardhur me shpejtësi duke humbur kontrollin e mjetit. Fillimisht mjeti tip BMW është përplasur me një shtyllë në rrugë dhe më pas më makinën tip BENZ ku udhëtonte efektivi i polici Nuri Malaj duke i marrë atij jetën.

Personi që udhëtonte me BMW, A.Veliu, 21 vjeç, ka marra plagë të lehta dhe është jashtë rreziku për jetën. Ai është shoqëruar në komisariat për sqarimin e plotë të rrethanave.

Aksidenti ka ndodhur pranë autostradës që lidhet me rrugën 'Transballkanike', ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit fatal.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • $$$$$$$$: 26/01/2021 11:34

    Po pse e shtyp policin more zagar..ne burg 40 vjet ta shikosh te semes.

    Përgjigju
  • Vlore: 26/01/2021 09:26

    Ngushellime familjes.po ky eshte realiteti ne ate orar ne rruget e Vl.jane keta lepujt qe kane blere makina me leket e mamit e bejne gara duke marr jete njerzish.se pol rrugore ne Vl ka kohe qe nuk funksionon e eshte gjithmn e me shume jo prezente ne akset e qytetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?