Report tv siguron VIDEON e aksidentit ku humbi jetën 36-vjeçari në Korçë! Makinat përplasen 'kokë më kokë', njëra shpërthen në flakë

6 Shkurt, 19:13| Përditesimi: 6 Shkurt, 21:02

  • Share

Report Tv ka siguruar videon e aksidentit të rëndë që ndodhi pasditen e së dielës (4 shkurt) në aksin Korçë-Devoll, ku humbi jetën 36-vjeçari Elvis Mizaku.

Siç shihet nga video, i riu K.H, i cili po udhëtonte me një makinë Hyundai, vjen me shpejtësi të lartë dhe përplaset kokë me kokë me makinën Volkswagen që po drejtonte 36-vjeçari.

Pas përplasjes së fortë, makina që drejtohej nga Elvis Mizaku, ka shpërthyer në flakë.

Ndërkohë policia ka arrestuar 23-vjeçarin, i cili mbeti i plagosur bashkë me 4 persona të tjerë që ndodheshin në mjet me të.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • adi: 07/02/2024 09:45

    Po si ka mundesi qe nuk ndalojne makinat e tjera te pakten per te krijuar akses qe ato qe duan te ndihmojne te kene hapesire. Kafshe. Vazhdojne e hecin kur sapo ka ndodhur nje aksident, flaka vuu aty...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?