Caroline Coster

Humbi gjymtyrët si pasojë e COVID-19, mesazhi prekës i gruas britanike

22 Dhjetor 2020, 13:26| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 14:48

  • Share

BRITANIA E MADHE- Mësuesja Caroline Coster, me origjinë nga Bedford të Britanisë së Madhe, ka humbur gjymtyrët si pasojë e COVID-19 që u zhvillua në pneumoni dhe më pas në sepsis.

Ajo ka rrezikuar të humbasi jetën plotë dy herë që nga momenti që është infektuar me koronavirusin në mars të këtij viti.

Coster do të detyrohet të largohet nga mësuesia dhe do ti përshtatet jetës së saj të re, "Jeta ime e parë ishte e mirë. Jeta ime e dytë do të jetë gjithashtu e mirë. Do të jetë ndryshe, por do të jetë e mirë”, ka thënë ajo.

Në fund 58 vjeçarja ka bërë apel për qytetarët të respektojnë masat dhe mos të nënvlerësojnë rrezikshmërinë e COVID-19.

“Është një sëmundje serioze, dhe nëse nuk është për ju, është për njerëzit e moshuar që ju rrethojnë, gjyshërit, prindërit, fqinjët”, është shprehur ajo në fund.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?