Pamje nga vendi i rrëzimit të avionit

Humbi dje kontaktin me kullën ajrore, lokalizohet vendi i rrëzimit të avionit në Nepal, gjenden 14 trupa vazhdon kërkimi për të tjerët

30 Maj 2022, 12:41| Përditesimi: 30 Maj 2022, 12:42

  • Share

Një avion me 22 pasagjerë në bord u zhduk gjatë ditës së djeshme nga radarët duke alarmuar institucionet aeroportuale dhe policinë të cilët u vunë menjëherë në kërkim.

Avioni i Tara Air po fluturonte nga qyteti turistik i Pokhara, në veriperëndim të kryeqytetit Katmandu, për në qytetin e Jomsom.

Ndërkohë vetëm sot është bërë e mundur lokalizimi i vendit ku ka rënë dhe u bë i mundur gjetja e 14 trupave ndërkohë që kërkimi për të tjerët vazhdon.

 

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?