Ministrja Elva Margariti dhe bashkëshorti Artan Asllani

Humbi bashkëshortin nga sëmundja e rëndë, ministrja Margariti mesazh emocionues: Askush nuk është gati për të shkruar radhë të tilla

1 Shkurt 2021, 14:54| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 14:58

  • Share

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka shkruar një mesazh prekës në lidhje me ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Artan Asllani, nga një sëmundje ë rëndë. Margariti shkruan se askush nuk është gati të shkruaj radhë të tilla për humbjen e personit të zemrës, por ajo ka gjetur forcën për të falendëruar të gjithë ata persona që i kanë qëndruar pranë në këtë moment të vështirë.

"Asnjëherë, askush nuk është gati për të shkruar të tilla radhë, e teksa përpiqesh të shtysh në pafundësi lajmin e hidhur, nuk mund ta bësh këtë me mirënjohjen. Në të vërtetë do të doja të falenderoja gjithkënd, që na u gjend pranë në këtë moment të vështirë të jetëve tona.

Ajo çka mendoj sot është se çdo fjalë ngushëllimi e mirësie, na jep forcë e kurajë për një rrugëtim të ri, që ka nisur! Uroj t’jua kthej veçse për ditë gëzimi", shkruan Margariti në facebook.

Dy ditë më parë u nda nga jeta bashkëshorti i ministres Margariti, Artan Asllani, 49-vjeç, për shkak të një sëmundje të rëndë, që vuante prej disa muajsh. Elva Margariti u bë pjesë e qeverisë mandatin e dytë të qeverisjes pasi u emërua në dhjetor të vitit 2018. Bashkëshorti i saj Artan Asllani ka pasur një biznes dekoresh.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?