Humbet avioni 80 milionë dollarësh, ushtria e SHBA-së kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

18 Shtator 2023, 17:34| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 17:35

  • Share

Ushtria amerikane ka kërkuar ndihmën e publikut për të gjetur një prej avionëve të saj luftarakë F-35 me vlerë 80 milionë dollarë (65 milionë £), i cili u braktis nga piloti pas një defekti.

Avioni u zhduku nga radarët pasditen e së dielës, teksa ishte duke fluturuar në jug të Karolinës së Jugut. Piloti, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u hodh me parashutë pas avarisë dhe tashmë është në spital, jashtë rrezikut për jetën, raporton BBC.

Dinamika e ngjarjes nuk është zbardhur ende plotësisht dhe kërkimet e tyre, autoritetet i kanë fokusuar përreth dy liqeneve në Chaleston, por megjithatë ende nuk kanë arritur të bien në gjurmët e mbetjeve të avionit F-35B Lightning II.

Baza ushtarake në Charlston bëri një postim në platformën X, ku e përshkruante si thelbësore ndihmën e publikut për gjetjen e avionit.

F-35B Lightning II është një avion i krijuar nga kompania “Lockheed Martin” dhe ai kushton 80 milionë dollarë dhe është një ndër më të avancuarit që ekzistojnë sot në botë.

“Ekipet e urgjencës janë ende duke u përpjekur për të gjetur vendndodhjen e F-35. Publikut i kërkohet të bashkëpunojë me autoritetet ushtarake dhe civile ndërsa përpjekjet vazhdojnë”, shkroi Baza e Përbashkët Charleston në X.

Një avion i dytë F-35 që mendohet se po fluturonte në të njëjtën kohë u kthye i sigurt në bazën në Charleston, tha zëdhënësja ushtarake Maj Melanie Salinas për Associated Press.

Hetimet për këtë rast janë në proces e sipër.

Në vitin 2018, ushtria amerikane ndaloi përkohësisht të gjithë flotën e saj të avionëve luftarakë F-35 pas një përplasjeje në Karolinën e Jugut.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?