Aurelien Tchouameni, Kingsley Coman

Humbën penalltitë në finale, ‘vërshojnë’ ofendimet raciste ndaj futbollistëve të Francës

19 Dhjetor 2022, 18:24| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 18:26

  • Share

Lojtarët e Francës, Kingsley Coman dhe Aurelien Tchouameni kanë marrë ofendime raciste në rrjetet sociale pasi humbën penalltitë e tyre në finalen përballë Argjentinës.

Franca u mund 4-2 pas gjuajtjeve nga pika e pardhë e penalltisë duke mos arritur të mbronte nuk titullin e saj botëror. Klubi i Coman, Bayern Munich, ka postuar një mesazh mbështetjeje për anësorin 26-vjeçar.

Penalltia e tij u prit nga portieri i Argjentinës Emiliano Martinez, ndërsa goditja e Tchouameni përfundoi jashtë.

“FC Bayern dënon fuqishëm komentet raciste të bëra ndaj Kingsley Coman”, thuhet në një deklaratë të klubit gjerman në internet. "Familja e FC Bayern është pas teje, Kingsley. Racizmi nuk ka vend në sport apo shoqërinë tonë."

Ofendimet ndaj dy francezëve vijnë pas abuzimit racist ndaj Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka pas humbjes së Anglisë në finalen e Euro 2020 në përballje me Italinë vitin e kaluar.

Të tre lojtarët humbën penallti në humbjen 3-2 dhe u shënjestruan në rrjetet sociale pas ndeshjes.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?