Humbën kualifikimin në Botëror, tifozët e Nigerisë zbresin në fushë dhe shkatërrojnë çfarë gjejnë para

30 Mars 2022, 12:16| Përditesimi: 30 Mars 2022, 12:51

  • Share

Zhgënjimi pas barazimit 1-1 kundër Ganës ka qenë i madh për tifozët e Nigerisë të cilët nuk e kanë përjetuar aspak mirë. Kjo sepse Nigeria humbi shansin për të prerë biletën për në Botërorin e Katarit, një kompeticion që janë mësuar të marrin pjesë.

Për rrjedhojë në përfundim të ndeshjes tifozët kanë zbritur në fushë dhe kanë shkatërruar çfarë kanë gjetur para. Stolat e pankinës, flamujt e këndit dhe fusha e gjelbër ishin në gjendje të mjerueshme pas këtij agresioni.

Për të larguar tifozët nga fusha u desh ndërhyrja e policisë, që përdori gaz lotsjellës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?