Kronikë

Humbën kontaktin me kapitanerinë e portit te Vlorës prej ditës së djeshme, identifikohet peshkarexha me 2 peshkatarët në bord

16 Shtator 2021, 16:20| Përditesimi: 16 Shtator 2021, 18:15

  • Share

VLORË- Një peshkarexhe me dy peshkatarë në bord prej mbrëmjes së djeshme, nuk kanë pasur asnjë kontakt me kapitanerinë e portit te Vlorës.

Gjatë ditës së sotme, në lëvizje është vënë policia kufitare e cila ka mundur ta identifikojë dhe ta gjejë peshkarexhen rreth 15 milje larg ishullit të Sazanit, me dy peshkatarët në bord.

Sherbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Triport në bashkëpunim me rojet bregdetare dhe me ndihmën e një Helikopteri, pas kërkimeve të pandërprera në det kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit të peshkimit i cili kishte humbur kontaktet mbrëmjen e datës 15.09.2021, 5 milje afër Sazanit.

Ekuipazhi i mjetit të peshkimit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë mjeti i tyre lundrues është transportuar për në Triport.

Të dy peshkatarët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?