Humbën jetën teksa tentuan të kalonin lumin, punonjësit e OSHEE-së homazhe për dy elektriçistët në Gjirokastër (VIDEO)

19 Shkurt 2021, 19:55| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 20:22

  • Share

Mbrëmjen e kësaj të premte, punonjësit e OSHEE-së në Gjirokastrës kanë zhvilluar homazhe për dy punonjësit që humbën jetën dy ditë më parë.

Ata ndezën qirinj si dhe vendosën lule në vendin ku humbën jetën Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy netë më parë në Gjirokastër ku një makinë e OSHEE-së ka rënë në lumin Drino përballë fshatit Lazarat.  Si pasojë humbën jetën 2 elektriçistët Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj. Report TV mëson se dy punonjësit e OSHEE në rajonin Gjirokastër, ishin duke inspektuar zonën lindore të luginës pasi kishte avari në linjat e përcjelljes së rrymës elektrike.

Ata kanë dashur të kalojnë nga njëri kah në tjetrin por si duket lumi ka pasur shumë ujë dhe makina nuk e ka vijuar dot lëvizjen e si pasojë është përmbysur. Punonjësit e OSHEE s'kanë mundur dot të dalin, ndërsa trupat e tyre janë nxjerrë pas shumë orësh.  Pas ndërprerjes së komunikimit mes tyre dhe qendrës janë njoftuar menjëherë forcat e rendit dhe më pas forcat e specializuara polumbare.

 

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?