KRUJË- Në datën 10, 11 dhe 12 nëntor do të hidhet shorti publik për ndarjen e shtëpive dhe apartamenteve të rindërtuara pas tërmetit në tre njësi administrative të bashkisë Krujë.
Në njësinë Administrative Bubq shorti do të hidhet duke filluar nga ora 09:00, pranë Palestrës së Shkollës "Selman Daci".
Sakaq në njësinë Administrative Fushë Krujë me datë 11.11.2021, duke filluar nga ora 09:00, pranë Pallatit të Kulturës.
Ndërsa në njësinë Administrative Thumanë me datë 12.11.2021, duke filluar nga ora 09:00, në ambientet e Shkollës "Ramazan Jangozi".
Sipas bashkisë shorti konsiston në një përzgjedhje rastësore nga ana e përfituesve të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak sipas llojit të banesës përkatese takuese.
K.T.//ReportTv.al'Në mbështetje të VKM Nr 592 datë 13.10.2021 "Për disa shtesa në VKM nr 904 datë 24.12.2019" Për caktimin e rregullave, të kategorive prioritare, masës së përfitimit, autoriteteve përgjegjëse dhe procedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindertimit", me qëllim realizimin në mënyrë transparente, mosdiskriminues, të aksesueshëm dhe të kuptueshëm":
NJOFTOJMË:
1.Hedhjen e shortit publik, për përfituesit, me qëllim akomodimin në njësite e banimit në objektet e reja, apartamente dhe njësi individuale, të ndërtuara në zonat e reja për zhvillim si vijon:
Njësia Administrative Bubq me datë 10.11.2021, duke filluar nga ora 09:00, pranë Palestrës së Shkollës "Selman Daci". Njësia Administrative Fushë Krujë me datë 11.11.2021, duke filluar nga ora 09:00, pranë Pallatit të Kulturës. Njësia Administrative Thumanë me datë 12.11.2021, duke filluar nga ora 09:00, në ambientet e Shkollës "Ramazan Jangozi".
2.Shorti konsiston në një përzgjedhje rastësore nga ana e përfituesve të miratuar me Vendim të Keshillit Bashkiak sipas llojit të banesës përkatese takuese.
3.Ky njoftim, bashkë më listën e përfituesve të miratuar me Vendim Këshilli Bashkiak do të publikohet në ambjentet e Bashkisë Krujë dhe Njësive përkatëse Administrative, në faqen zyrtare të Bashkisë ëëë.kruja.gov.al, dhe ne mediat vizive.
4.Përfituesit do të njoftohen shkresërisht nga Njesia Administrative përkatëse ku do të përcaktohen nënndarjet e orareve sipas rradhës së përfituesve duke filluar nga struktura 1 + 1 apartament.'- njofton bashkia e Krujës.