'Humba tendera përballë mafias, më ndiqte për të më rrahur!' Dëshmia në gjykatë e 35-vjeçarit që vrau fqinjin në Durrës! Do i bëhet ekspertizë psikologjike

17 Shkurt, 12:02| Përditesimi: 17 Shkurt, 12:24

  • Share

Durres- Gjykata e shkalles se parë në Durrës ka lënë ne burg Ilir Koçiljen, i cili dy ditë më parë vrau me thike fqinjin Halil Koka, pasi parkonte makinën në oborrin e pallatit.

Në gjykatë i pandehuri është shfaqur i penduar, por në deklarimin e tij është shfaqur i paqëndrueshëm mendërisht.

Fillimisht ka deklaruar se ka humbur disa tendera përballë mafias dhe më pas shpjegoi se si kishte ndodhur ngjarja. Ai tha se kanë qenë 3 vetë që po e ndiqnin për ta rrahur, midis tyre edhe viktima.

Gjyqtarja Besjana Garxenaj kërkoi që të bëhet edhe ekpertim i gjendjes psikologjike dhe mendore.

Autori ka qenë i dënuar në vitin 2018 për përndjekjen e një shtetaseje dhe u dënua me 4 muaj e 20 dite burg.  Ai jeton i vetëm në Durrës, pasi familjarët e tij janë në emigracion. Avokati mbrojtës kërkoi masë sigurie arrest me burg me afat dhe të vlerësohet gjendja e tij mendore. Në fund gjykata vendosi arrest me burg pa afat.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?