Deputeti socialist, Vullnet Sinaj dhe e motra

Politikë

Humb motrën, deputeti socialist Sinaj i bën thirrje vajzave dhe grave: Mos neglizhoni kontrollin dhe mamografinë

16 Nëntor 2021, 08:49| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 08:54

  • Share

Mes dhimbjes për ndarjen nga jeta të motrës së tij, deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, i ka bërë thirrje të gjitha vajzave dhe grave të mos neglizhojnë kontrollin mjekësor dhe mamografinë. Ai shton se ato shpëtojnë jetën dhe kursejnë dhimbjen e njerëzve të dashur.

Mes rreshtave ai ka kujtuar buzëqeshjen e motrës së tij dhe forcën e shpirtit që shfaqte në situata të vështira.

Postimi i plotë i Vullnet Sinaj:

E shtrenjta motër, lamtumirë!

Tani jam ulur dhe përpiqem të rikthehem në çdo kujtim tëndin.

Në memorien time ti je përherë e qeshur, edhe kur ishe e brengosur. Na ushqeje me forcë edhe kur vetë ishe e mërzitur. E gjithë jeta jote ishte një sakrificë e madhe për familjen tënde dhe për ne.

Sot zemra jote u zbraz nga vuajtjet dhe tonat u mbushën me trishtim.

Një urtësi e popullit thotë: “Motra për vëllain lë kokën, vëllai për motrën çon në peshë botën”.

Por neve bota nuk na detyrohet asgjë dhe ky ishte fati yt i shkruar me dhimbje.

Me këtë rast hidhërimi për mua dhe familjen tonë, dëshiroj t’ju bëj thirrje të gjitha motrave dhe nënave të mos neglizhojnë kontrollin mjekësor dhe mamografinë.

Ato shpëtojnë jetët tuaja dhe kursejnë dhimbjen tonë, që nuk njeh dot ngushëllim.

U prehsh në paqe, Vali e dashur!

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?