Foto ilustruese

Sociale

Humb ‘luftën’ me COVID-19 mësuesja nga Elbasani, ministrja ndan lajmin e trishtë dhe ngre apel për vaksinim: Mos e neglizhoni, virusi ende mes nesh

14 Nëntor 2021, 11:22| Përditesimi: 14 Nëntor 2021, 11:24

  • Share

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në orët e mëngjesit ka marrë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të mësueses Blerina Lamçja nga Elbasani, në një moshë fare të re, pas një beteje të vështirë kundër COVID-19, të cilën nuk e fitoi dot.

Kushi shprehet se ky lajm i hidhur duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve se rreziku nga virusi është ende mes nesh, ndaj duhet të mos e neglizhojmë për asnjë moment vaksinimit dhe respektimin e protokolleve shëndetësore.

Mesazhi i ministres Evis Kushi:

Jam shumë e hidhëruar për ndarjen nga jeta të mësueses Blerina Lamçja (Hoxholli) në shkollën speciale “Zëra Jete” në Elbasan. Blerina e humbi betejën me Covid-19 në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas trishtim jo vetëm tek familja e saj, kolegët dhe miqtë që e kanë njohur nga afër, por edhe nxënësit e shkollës, për të cilët Blerina punonte me aq shumë përkushtim e dashuri.

Ky lajm duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve që rreziku nga virusi është ende mes nesh, prandaj shërben si një apel i fortë që të mos i neglizhojmë për asnjë moment vaksinimin dhe respektimin e protokolleve shëndetësore.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Keti: 14/11/2021 19:01

    Ne radhe te pare ngushellime familjes, ne radhe te dyte moj zonja ministre as na thuaj nese ishte e vaksinuar apo jo? Pastaj thuaja kallomit qe sbeka pune dhe vaksina

    Përgjigju
  • Dddd: 14/11/2021 15:42

    Po e vaksinuar ishte edhe vdiq ca apeli beni per vaksinim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?