Humb kontrollin e 'Benz'-it e përfundon në dyqanin ushqimor, 23-vjeçari shoqërohet në komisariat

18 Shtator 2020, 21:16| Përditesimi: 18 Shtator 2020, 21:22

  • Share

Automjeti tip “Benz” del nga rruga dhe ka përfunduar në një dyqan ushqimor në dalje të qytetit të beratit në lagjen Kombinat. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka devijuar nga rruga dhe në përpjekje për të frenuar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar i përplasur me frigoriferin dhe vitrinën e një dyqani. Nga verifikimet e para të policisë ka rezultuar se mjeti tip “Benz”,me targa AA 107 F.B., që drejtohej nga 23-vjeçari E.M., ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me dyqanin në anë të rrugës.

Nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale në biznesin ushqimor, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?