Humb jetën një finlandez në Sarandë, trupi do nisët në Tiranë për ekspertizën mjeko-ligjore

25 Prill 2020, 11:21| Përditesimi: 25 Prill 2020, 11:25

  • Share

Një finlandez ka humbur jetën ditën e sotme në qytetin e Sarandës. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin e quajtur Martti Juhani Leskinen, i cili sipas bluzave të bardha të Sarandës ka pësuar hemoragji cerebrale.

Bashkëshortja e 63-vjeçarit ndërkohë ka kërkuar që varrimi i finlandezit të bëhet në Sarandë. Sakaq spitali ka sqaruar se trupi i pajetë do të niset në Tiranë për ekspertizën mjeko-ligjore.

Nuk përjashtohet mundësia që 63-vjeçari mund të ketë qenë me koronavirus, por gjithsesi analizat do bëhen për të hequr çdo dyshim.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?