Foto ilustruese nga dogana e Kakavijës

Humb jetën nga COVID-19 shqiptari në Greqi, trupi i pajetë sillet në Elbasan

27 Prill 2020, 10:09| Përditesimi: 27 Prill 2020, 10:13

  • Share

ELBASAN- Një shqiptar, rezident në Greqi ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije 65-vjeçari me inicialet E.S nga Elbasani ka humbur betejën me COVID-19 tre ditë më parë në një nga spitalet e Athinës, e ndërsa trupi i tij i pajetë është sjellë në atdhe paraditen e sotme. Referuar po të njëjtave burime, 65-vjeçari vuante nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, si diabet apo probleme me zemrën.

Trupi i tij i pajetë është sjellë në Shqipëri nëpërmjet doganës së Kakavijës i pashoqëruar nga asnjë familjarë dhe më pas është tërhequr nga një mjet i agjencisë funerale për në qytetin e tij të lindjes, Elbasan.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?