Humb jetën në moshën 75-vjeçare ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Clinton-it, Bill Richardson

2 Shtator 2023, 22:00| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 22:39

  • Share

Një ish-zyrtar i lartë në Administratën e Bill Clinton, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare Bill Richardson, i njohur për angazhimet e tij diplomatike gjatë luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi.

Sipas raportimit të CNN, Richardson humbi jetën kur ai ishte duke fjetur në shtëpinë e tij verore në Massachusetts.

“Bota ka humbur një kampion dhe unë kam humbur një mik të dashur”, tha në një deklaratë Mickey Bergman, nënkryetar i Qendrës Richardson.

Richardson e filloi karrierën e tij politike si ndihmës i deputetit të atëhershëm të Masachusetts, Frank Bradford Morse përpara se të bëhej anëtar i stafit për Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit në vitet 1970.

Ai u zgjodh për herë të parë në Dhomën e SHBA në 1983, duke përfaqësuar Distriktin e Tretë të Nju Meksikës. Richardson më vonë shërbeu si ambasador i SHBA-së në Kombet e Bashkuara dhe sekretar i energjisë përpara se të zgjidhej guvernator i Neë Mexico në 2002. Ai shërbeu dy mandate përpara se të largohej nga detyra në 2011.

Richardson në vitin 1998, më 3 qershor, kishte takuar në Neë York ish-presidentin Ibrahim Rugova, ku edhe kishin diskutuar për situatën e rënduar në Kosovë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?