Humb jetën në moshën 64-vjeçare Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë

26 Nëntor 2022, 15:48| Përditesimi: 26 Nëntor 2022, 15:53

  • Share

Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare, njoftoi sot agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve "Belta".

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Anatoly Glaz, raportojnë mediat e huaja.

Gjatë viteve 2008-2012, Makei ka kryer detyrën si shef i administratës presidenciale të Bjellorusisë ndërsa nga viti 2012 detyrën e ministrit të Jashtëm të Bjellorusisë.

Vladimir Mackay lindi më 5 gusht 1958. Që nga viti 1993, ai shërbeu në shërbimin diplomatik të Bjellorusisë, ishte ishte nënkryetar i shërbimit të protokollit shtetëror të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bjellorusisë, përfaqësues i Republikës në Këshillin e Evropës, këshilltar në ambasadën në Francë, shef i departamentit të bashkëpunimit pan-evropian të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?