17 vjeçari shqiptar humb gjurmët në Britani, policia u bën thirrje qytetarëve për ndihmë

2 Gusht 2020, 13:39| Përditesimi: 2 Gusht 2020, 13:52

  • Share

Një 17 vjeçar nga Shqipëria ka humbur gjurmët në Highlands të Britanisë ndërsa policia është vënë në lëvizje për gjetjen e tij.

Policia britanike ka kërkuar ndihmën e publikut në gjurmimin e 17 vjeçarit Olti Gega, i cili është raportuar i zhdukur nga zona e Fort William.

17 vjeçari është parë për herë të fundit në Camagael rreth orës 12:00 të së shtunës, 1 gusht, 2020.

Përshkrimi i Oltit është një djalë i imët, me flokë të zinj e të shkurtër në pjesën e prapme dhe më të gjatë në pjesën e përparme të kokës. Gjithashtu ai ka edhe një nishan në faqen e tij të djathtë. Për herë të fundit ai u pa i veshur me një kapuç gri, xhinse të zeza dhe atlete të zeza.

Rreshteri Michael Bell, nga Fort William Station, tha: "Ne po shqetësohemi gjithnjë e më shumë për mirëqenien e Oltit dhe do të nxisja këdo që beson se mund ta ketë parë atë ose që ka ndonjë informacion, ta raportojë sa më shpejt të jetë e mundur.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?