Elon Musk

Humb 4 milionë dollarë në ditë, Elon Musk i dërgon email stafit të Twitter: Nëse nuk jeni gati për të punuar me orë të zgjatura, largohuni

17 Nëntor 2022, 08:08| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 08:12

  • Share

Teksa puna shtohet, Elon Musk që tashmë ka marrë në pronësi Twitter, i ka thënë stafit që të përgatitet për të punuar me orë të gjata ose të bëjnë gati çantat dhe të largohen nga kompania. Në një email drejtuar stafit, pronari i ri i firmës së mediave sociale tha se punëtorët duhet të pajtohen me këtë kërkesë nëse duan të mbajnë vendin e punës.

“Ata që nuk bien dakord deri të enjten do t'u jepet pagesa e tre muajve”, shkruante Musk.

Ndër të tjera i kishte thënë se Twitter "do të duhet të jetë shumë i fortë" në mënyrë që të ketë sukses.

"Kjo do të thotë të punosh me orë të gjata me intensitet të lartë. Vetëm performanca e jashtëzakonshme do të jetë një notë e mirë për ju," i kishte shkruar. Po ashtu i kishte kërkuar që të bënin një regjistrim deri në orën 17:00 të së enjtes nëse duan të mbeten pjesë e kompanisë Twitter.

Në përfundim i kishte shkruar: “Çfarëdo vendimi që të merrni, ju falënderoj për përpjekjet tuaja për ta bërë Twitter të suksesshëm”. Njeriu më i pasur në botë për vitin 2021 ka njoftuar tashmë se gjysma e stafit të Twitter do të largohet, pasi ai bleu kompaninë në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh.

Musk tha se ai nuk kishte zgjidhje mbi shkurtimet e punonjësve, pasi kompania po humbte 4 milion dollarë (3.51 milion £) në ditë. Ai ka fajësuar grupet aktiviste që u bëjnë presion reklamuesve për rënie masive të të ardhurave.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?