Një nga ushtaret e Komandës Mbështetëse

Humanizëm në këtë kohë të vështirë pandemie, 73 ushtarë bëhen pjesë e nismës, dhurojnë gjak

7 Maj 2020, 21:51| Përditesimi: 7 Maj 2020, 21:59

  • Share

73 ushtarakë të Komandës Mbështetëse shqiptare janë bërë pjesë e nismës humanitare të dhurimit të  gjakut ditën e sotme.

Kronavirusi nuk i ka penguar që ata të ndihmojnë personat që kanë nevojë për lëngun e jetës, gjakun.

Presidenti Meta ka përshëndetur këtë gjest të tyre duke shprehur mirënjohje për  solidaritetin e treguar me shqiptarët në nevojë, në këto momente të vështira.

"Përshëndes 73 ushtarakët e Komandës Mbështetëse, të cilët u solidarizuan sot me kauzën humane të dhurimit të gjakut. Mirënjohje për aktin e tyre dhe solidaritetin e treguar me shqiptarët në nevojë, në këto momente të vështira për të gjithë. Krenar për Forcat tona të Armatosura! Dhurimi i gjakut shpëton jetë!", ka shkruar Meta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?