Banderolat diskriminuese në Podgoricë dhe Athinë

Huliganët grekë dhe malazezë vajtojnë vrasjen e terroristëve, mesazhe politike kundër Kosovës në stadiumet e Evropës

28 Shtator 2023, 10:42| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 10:43

  • Share

Vrasja e tre terroristëve serbë që u futën në Kosovë me armatim të rëndë dhe vranë një polic shqiptar, është temë edhe në stadime. Ngjarja e Banjskës, aty ku policia kosovare ekzekutoi tre terroristë serbë tanimë është temë diskutimi jo vetëm në politikë.

Në Greqi dhe Malin e Zi vajtojnë tre terroristët, të cilët ishin pjesë e një grupi të madh për destabilizimin e situatës në Kosovë. Në ndeshjen e Buducnostit në Malin e Zi, tifogrupi  "Varvari" që njihen për qëndrime pro-serbe ka shpalosur emrat e tre terroristëve të vrarë të diel në Kosovë, teksa poshtë tyre ishte banderola "Lavdi heronjve".

Huliganët e Buducnost në Malin e Zi shkaktuan trazira dhe nga ata kishte thirrje anti-shqiptare edhe në ndeshjen e Conference League kundër Llapit, pak javë më parë.

Pak orë më vonë kësaj ndodhie, në Athinë Olympiacos fitoi 4-1 me Arisin e Selanikut për Superligën greke të futbollit. Tifozët vendas në "Karaiskaqis" hapën banderolën "Kosova është Serbi". Ultrasit e Olympiacos njihen për mesazhe të tilla dhe kryesisht "Sektori 7", që edhe njëherë ka në shënjestër shqiptarët.

Mesazhe të tilla janë në vazhdën e një disktiminimi të hapur kundër Kosovës. Vetëm pak ditë më parë, në Bukuresht gjatë ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës për Euro 2024, huliganët rumunë shpalosën banerin "Kosova është Serbi", me ndeshjen që u ndërpre për 52 minuta. Për këtë incident UEFA dënoi me 54 mijë euro gjobë federatën rumune.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ta rras lala: 28/09/2023 11:56

    Serbia dhe kelyshet e saj brenda dhe jashte ta harrojne njehere dhe pergjithmone Kosoven sepse qe nga 17 Shkurti 2008 Kosova eshte shtet i pavarur dhe sovran.

    Përgjigju
    • O kry tha baca: 28/09/2023 15:35

      Tani copa copa do mblidhet toka e shqiptarëve.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?