Enver Hoxhaj

Hoxhaj kritikon Kurtin: E përmbysi partneritetin strategjik me SHBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë

25 Qershor 2023, 21:49| Përditesimi: 25 Qershor 2023, 22:08

  • Share

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj kritikon kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe deklaron se politika e gabuar e tij ka përmbysur partneritetin me SHBA-të, BE-në Gjermaninë, Francën dhe Britaninë.

Sipas tij, kjo “është paradiplomaci, por jo politikë e jashtme e një shteti sovran dhe të pavarur”.

“Politika e gabuar e brendshme dhe politika e dëmshme e jashtme e qeverisë së Albin Kurtit përmbysi partneritetin strategjik me SHBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë, duke e zëvendësuar mbështetjen për Kosovën nga Shtëpia e Bardhë, me përkrahjen e Kryetarit të një komune evropiane”, shkroi Hoxhaj në një postim në facebook.

Opozita në Kosovë e akuzon kryeministrin Albin Kurti për ”qasje të gabuar ndaj aleatëve“ dhe kërkojnë që Kurti të koordinohet me aleatët për veprime të cilat i ndërmerr.

Ndërkohë pas letrës së dërguar ndaj presidentit francez dhe kancelarit gjerman për një shtysë të re nga BE për zbatimin e planit franko-gjerman si zgjidhje për tensionet Kosovë-Serbi, kryeministri Edi Rama niset nesër drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Edhe Rama akuzon Albin Kurtin se po rrezikon të këpusë marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë euroatlantike.

Sipas tij, marrëdhëniet e Kurtit me BE-në dhe SHBA-në, janë në fazën më të keqe teksa vizitat e planfikuara po i kthehen mbrapsht dhe nuk po i hapet asnjë derë.

Pas letrës së dërguar ndaj presidentit francez dhe kancelarit gjerman për një shtysë të re nga BE për zbatimin e planit franko-gjerman si zgjidhje për tensionet Kosovë-Serbi, kryeministri Edi Rama niset nesër drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit të Europian, Charles Michel.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 26/06/2023 09:09

    Proserb është ky tradhtar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?