Avdullah Hoti

Hoti uron Vitin e Ri, nuk harron të përmendë sukseset e qeverisë

31 Dhjetor 2020, 15:33| Përditesimi: 31 Dhjetor 2020, 15:44

  • Share

Në video mesazhin e tij për vitin e ri, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar qytetarët e Kosovës, teksa ka përmendur edhe arritjet e qeverisë së tij përgjatë legjislaturës së shtatë.

Ai theksoi se në një kohë kur i gjithë globi po përballet me pandeminë më të rëndë, theksoi se ai dhe qeveria e tij ja kishin dalë më së miri.

“Qeveria ka bërë të pamundurën për t’iu dalë në ndihmë të gjithëve. Mbase kjo mbështetje nuk ka qenë në shkallën që qytetarët tonë e meritojnë. Pakoja jonë ekonomike ka qenë ndër më të mëdhatë në rajon”, tha ai.

 

Në fjalën e tij kryeministri në largim ka falënderuar punonjësit e kujdesit shëndetësor, policët, inspektorët e qytetarët për profesionalizmin e treguar përgjatë pandemisë.

“Lutjet e mia janë për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre. Angazhimi i jashtëzakonshëm i mjekëve, infermierëve, policëve, inspektorëve dhe vetë qytetarët e kanë renditur Kosovën ndër vendet me sukses që e kanë menaxhuar këtë pandemi. Andaj dua t’i falënderoj të gjithë nga zemra për profesionalizmin dhe vullnetin për të dalë në ndihmë, anekënd Kosovës”, tha Hoti.

Këto janë javët e fundit të tij si kreu i vendit, pasi në muajin e ardhshëm Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ku ai sërish është i përzgjedhuri i partisë së tij LDK, si kandidati për kryeministër.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?