Lifestyle

Hotel ‘i pushtuar’ nga shpirtrat në SHBA? Klientët largohen të tmerruar nga klithmat dhe përplasjet e dyerve

30 Tetor 2021, 20:54| Përditesimi: 30 Tetor 2021, 21:02

  • Share

Një hotel shekullor përflitet prej vitesh se është i pushtuar nga fantazmat, më sakt nga një shërbëtore që gjeti vdekjen në atë hotel. Skirvin Hilton, është një hotel me 14-kate, i ndërtuar në 1911 në Oklahoma të SHBA, dhe mendohet se është e pushtuar nga Effie, një shërbëtore, e cila u hodh nga hoteli duke gjetur vdekjen. Ajo ishte e dashuruar me djalin e pronarit të hotelit, por vrau veten për shkaqe të panjohura. Që atëherë në hotel ka zëra, klithma, zhurma madje dhe mbishkrime ‘më ndihmoni’ në xhamat me avuj.

"Njerëzit do të na thonë se dritat e tyre do të dridhen gjatë natës ose një derë dollapi do të përplaset papritur ose do të ketë një derë që kërcet," tha Don Jackson, drejtori i shitjeve dhe marketingut në Hotel Skirvin.

Ky hotel në vitet e tij të para ka qene mjaft i frekuentuara nga personalitete dhe presidentët e SHBA si Harry Truman dhe Ronald Reagan, si dhe Paul McCartney dhe Elvis Presley.

Megjithatë vetë punonjësit thanë se kanë 10 vite që punojnë në këtë hotel dhe nuk kanë parë asnjë aktivitete paranormal dhe këto duket se u ndodhin vetëm klientëve.

"Unë jam një vajzë që e shoh për ta besuar. Nuk kam parë, asnjë provë të aktivitetit paranormal gjatë 10 viteve të saj në hotel, por kurrë mos thuaj kurrë " tha Kelsey Huber, menaxherja e takimeve të hotelit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?