Foto ilustruese

E rëndë në Elbasan, 70-vjeçari abuzon seksualisht 20-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor, nën hetim i moshuari! E reja: Ishte fqinji im

15 Shkurt 2023, 12:15| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 12:32

  • Share

ELBASAN – Një 70-vjeçar i identifikuar si Ferit Hysa është vënë nën hetim pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 20 vjece që vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Pas marrjes së dëshmive të vajzës nën praninë e psikologut, të nënës së saj që e kallëzoi dhe të moshuarit 70-vjecar që ishte fqinj i tyre, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar 70-vjeçarit, masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Rasti u transmetua mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ "Stop", gjatë të cilit një shtetase 20 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe pretendonte se një 70-vjeçar kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?