Foto: Christian Solinas

'Honoris Causa' Guvernatorit të Sardenjas/ Media Italiane: Vijojnë hetimet për Arben Gjatën! Reagon rektori i Mjekësisë: Këtë person nuk e kam takuar kurrë

18 Janar, 15:47| Përditesimi: 18 Janar, 16:01

  • Share

Media italiane shkruan se vijojnë hetimet lidhur me dhënien e titullit “Honoris Causa për guvernatorin e Sardenjës që prej vitit 2019, Christian Solinas.

Historia u bë publike në shkurt 2023.  

Në një shkrim të publikuar sot nga meidat italiane thuhet se ndaj Solinas është vendosur sekuestro e pasurisë prej 300 mijë euro pasi akuzohet për korrupsion.

Guvernatori i Sardenjës akuzohet se ka dhënë disa prona e toka në shkëmbim të favoreve me sipërmarrës e persona me funksione publike.

 Këto janë pjesë e një hetimi të dytë që ka të bëjë me dhënien e titullit të Honoris Causa nga universiteti i Mjekësisë në Shqipëri, me përfshirjen e këshilltarit të Solinas, Stevelli, rektorin e universitetit të Tiranës, Arben Gjata,drejtori i përgjithshëm I e-campus Alfonso Lovito, shkruan agencia nova.com

Vetë rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, Arben Gjata, në një reagim me whats apo sot për Report Tv e shqiptarja.com thotë se nuk ka dijeni të jetë në hetim, madje nuk e ka takuar kurrë këtë person thotë.

Arben Gjata: Asgjë të re nga sa kam thënë. Nuk kemi dhënë asnjë titull për personin në fjalë dhe as e kemi propozuar.

Report Tv: Jeni ne hetim ju?

Arben Gjata: Nuk kam asnjë njoftim nga askush. Madje vjet i jam drejtuar me shkresë zyrës së ambasadës italiane që universiteti nuk ka dhënë asnjë titull. Këtë person nuk e kam takuar kurrë.

Hetimet në Itali
Atëherë në shkurt 2023 u zbulua se prokuroria italiane e akuzonte për korrupsion dhe pastrim parash, Solinas, dhe në Shqipëri u ngrit dyshimi i arsyeshme se titulli “Honoris Causa” e ka marrë si shpërblim për një punë me pagë të majme, që do t’i siguronte në Itali, një punonjësi italian në Universitetin e Mjekësisë në Itali. Sipas prokurorëve të cilët erdhën edhe në Tiranë, Christian Solina akuzohej se kishte marrë diplomën e nderit në këmbim të emërimit të Roberto Raimondit në postin e drejtorit të Programit Eni në Mesdhe, autoritet që merret me fondet miliona euro që BE i jep pushtetit vendor, me një pagesë 140 mijë euro në vit, me një mandat 5-vjeçar. Dhe në fakt, këmbimi nuk ishte i rastësishëm. Roberto Raimondi është drejtor i sektorit së Doktoraturave në Universitetit të Mjekësisë të Tiranës, sektor prej nga del edhe titulli, dhënë guvernatorit të Sardenjës.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?