‘Homeland Justice’ rikthehet! Hakerohet faqja zyrtare e Parlamentit: Do të paguajnë uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit

25 Dhjetor 2023, 14:14| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 14:51

  • Share

Faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë është hakeruar nga grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice”. Ata kanë marrë përsipër sulmin kibernetik ndaj faqes së parlamentit duke e njoftuar në rrjetin social ‘telegram’ përmes një mesazhi.

Do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit. Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”, thuhet në mesazhin e publikuar nga hakerat.

Ndërkohë faqja e Kuvendit është e pa-aksesueshme për qytetarët. Kjo është hera e tretë që hakerat iranianë shigjetojnë faqet e institucioneve shqiptare, pas dy sulmeve në korrik e shtator të 2022, çka solli edhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Republikën Islamike të Iranit.

 

 

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 25/12/2023 18:30

    Mendoj se prapa sulmeve qëndron gjithmonë MEK sepse që pas kontrolleve të policisë sonë në Manzë i ndërprenë postimet në Homeland Justice.

    Përgjigju
  • Tirana: 25/12/2023 17:02

    Eaglemobile.al Smip.al Edhe kto Jane jashte sherbimit

    Përgjigju
  • Dori: 25/12/2023 17:01

    Rinis punen sektori "kibernetik" i regjimit kriminal ramist, , i fut nje "hakerim" e ndoshta do gjeneroje ndonje fushate per te nderhyre ne te dhenat tona personale gjoja si per te na mbrojtur nga sulmet qe bejne vete. Plehra.

    Përgjigju
  • Or tej: 25/12/2023 14:58

    Te dale tani Rama e te mburret per sigurine kibernetike or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?