VIDEO/ Berisha tenton të prishë homazhet e 21 janarit, mbështetësi i ish-kryeministrit thirrje kundër Ramës! Shoqërohet në polici

21 Janar, 13:00| Përditesimi: 21 Janar, 13:45

  • Share

Teksa në Bulevard përkujtoheshin 4 protestuesit e vrarë nga shteti, në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha, ky i fundit ka tentuar të prishë edhe homazhet për viktimat e 21 janarit.

Një protestues i tij, Daniel Katana, teksa kryeministri Rama ndodhej në Bulevard bashkë me familjarët e të ndjerëve, ka adresuar thirrje ndaj kreut të qeverisë duke e akuzuar këtë të fundit se i solli vetë për t’i vrarë.

“Vetë i çuat, vetë i vratë. Hajdutë”, ka thënë ai.

I riu është kontrolluar nga civilët, ndërsa dëgjohet të thotë se nuk ka bërë gjë.

“Nuk kam bërë gjë. S’kam pse të jap mjetet e identifikimit. Mos më prekni, s’bëra gjë. Më lini të qetë, më ktheni telefonin. Nuk bëra gjë! Nuk bëra asgjë,” thotë ai.

Sikur të mos mjaftonte ky gjest Berisha nga arresti i shtëpisë, mbështeti reagimin e protestuesit të tij, duke thënë se i përplasi të vërtetën në fytyrë Ramës.

"Stop terrorit ndaj të riut. Katër narkobanditë terrorizojnë të riun Daniel Katana i cili me guxim ia përplasi në fytyrë Edi Ramës duke i thënë për viktimat e 21 janarit se vet i çuat dhe i vratë", shkroi Berisha. 

Katana është shoqëruar nga policia dhe po e marrin në pyetje. Gjithashtu do t’i kontrollohet edhe telefoni. Katana i lindur më 20.05.2003 me banim ne Allias Tiranë , aktualisht është student në gjuhet e huaja për Anglisht.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?