Familjarë miq dhe të afërm janë mbledhur për t’i bërë homazhe, poetit dhe autorit Jorgo Papingji, i ndarë nga jeta një ditë më parë. Tekst shkruesi i mijëra këngëve të dashura për shqiptarët në Festivalin e Këngës ishte në shtruar prej disa ditësh te Trauma në gjendje të rënduar shëndetësore. Ai la pas pasuri të vyera për vendin.
Gruaja e tij Tatjana Papingji tha për gazetaren e Report Tv, Anila Dedaj se Jorgo e donte lirinë dhe iku i përmbushur. Jorgon e frymëzonte çdo gjë, thotë Tatjana, e ndërsa e përshkruan si baba të dashur e të përkushtuar.
“Një baba shumë i dashur, nuk përzihej fare, nuk thonte kurrë jo. Sidomos kohët e fundit që u sëmur, donte përkujdes. Të gjithë u përkushtuam, unë djali, sepse vajza është jashtë. Ajo është mjeke neurologë, por nuk e ndihmonte dot me telefon”, rrëfen Tatjana.
Me dhimbje, Tatjana flet edhe për kohën kur Jorgo u sëmur. Djali ishte pika e dobët e tij, ndërsa tregon se djali i biente çdo ditë nga 2 orë fylleit për të atin.
"Jorgo ka bërë një jetë shumë të bukur, nuk ka pishman ndonjë gjë, që iku pa bërë gjë, i realizoi të gjitha, familje, fëmijët. Dobësi kishte edhe për djalin. Është flautist, çdo ditë 2 orë i binte flautit, ia bënim si terapi. dëgjonte në heshtje sidomos kohët e fundit. djali e ndihmonte të ngrihej, ia kemi bërë të gjitha, por ne deshëm të pavdekshëm", tha ajo.
Tatjana tregon edhe se po përgatit edhe një libër për Jorgo Papingjin.
SI.E.//ReportTv.al“Jorgo ka pasur një miqësi, atë çdo gjë e frymëzonte. Po të shohësh tekste janë sociale, për dashurinë, për grithe problemet që kishim ne. Po bëj një libër për Jorgon, ia kam mbaruar materialet, shihja gjithë tekstet e tij. Çdo tekst ishte një tregim”, tregon ajo.